Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Promovohet libri “Gjuhë e gjakut” nga Enver Mulliqi

Promovohet libri “Gjuhë e gjakut” nga Enver Mulliqi

Është promovuar sot libri “Gjuhë e gjakut” i autorit Enver Mulliqi, në përkujtim të 22-vjetorit të vrasjes makabër të të gjithë meshkujve të familjes Dervishdana, nga ana e kriminelëve serbë, në Natën e Bajramit të vitit 1999.

Libri u konsiderua të jetë një lapidar letrar për bëmat dhe sakrificat e kësaj familjeje, të dëshmuara në kohëra të dëshmuara me vepra, të njohura nga historia e të dëshmuara nga letërsia.

Redaktorja e librit Migena Arllati tha se ky libër është një rezyme e suksesshme e autorit Mulliqi dhe vulë e lirisë të cilën sot e gëzon Kosova.

Ajo tha se Mulliqi ka arritur të realizojë një vepër të dinjitetshme, ashtu siç e meritojnë personazhet reale të trajtuara në të.

“Historia e sjellë nga autori Enver Mulliqi përbën një fragment të rëndësishëm që përfshihet në historinë e madhe të popullit shqiptar të Kosovës në rrugën e idealit për liri. Doemos, fati i individit fati i familjes shqiptare, fati i misionarëve fetarë ishte determinant në arritjen e qëllimit final: daljes nga robëria dhe gëzimit të lirisë e cila u pagua vërtet shtrenjtë[…]Mulliqi ka treguar kujdesin maksimal që veshja artistike t’i shërbejë qëllimit të ruajtjes së vërtetësisë dhe letrarizimi estetik të jetë totalisht në funksion të saj”, tha ajo.


Kryetari i shoqatës së Intelektualëve “Jakova”, Ruzhdi Sefa.

Me një fjalë falenderimi të pranishmëve iu drejtua edhe vet autori Enver Mulliqi, teksa shtoi se libri i tij “Gjuhë e gjakut” mund të quhet kronikë, pasi që është vetëm një copës e historisë së familjes Dervishdana.

“Ju falënderoj shumë për pjesëmarrjen tuaj edhe në kohë pandemie, në promovimin e këtij libri i cili shënon 22 vjetorin e ngjarjes tragjike në familjen Dervishdana, por edhe në përkujtim për kontributin, sakrificën e anëtarëve të kësaj familjeje dy dekada më përpara[…](Librin) E kam quajtur ‘kronikë’  sepse është vetëm një pjesë e historisë së familjes së madhe Dervishdana”, u shpreh ai.

Libri “Gjuhë e gjakut” është promovuar në Bibliotekën “Ibrahim Rugova” në Gjakovë,  ndërsa është organizuar nga Shoqata e Intelektualëve “Jakova”.

Më 26 mars 1999 në Gjakovë u vranë nga forcat serbe Shejh Zenelabedin Dervishdana me djemtë e tij, Fahrinë dhe Eminin si dhe miqtë Urim Bytyqi, Afrim Bytyqi dhe Sylejman Begolli. Ndërsa djali tjetër, Nesimi ishte vrarë më 1981./N.Jakupi/

Lexo edhe

Video

error: