Promovohen katër libra për fëmijë për ambientin, Szunyog: Tregimet e Kllokoqit janë sikur hartat që të dërgojnë tek një thesar
Lexohet për: 3 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Mbrojtësit e Planetit janë katër librat me ilustrime për fëmijët, që janë publikuar me Arben Kllokoqin, ekspert i fushës së energjisë dhe autor.

Në këta libra, elemente të njohura për fëmijë si toka, shishja, kënaçja ajri, e kafshët të ndryshme vijnë si personazhe interesante dhe u tregtojnë fëmijëve për ambientin dhe mbrojtjen e tij.

Me këtë rast ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog tha se fëmijët duhet të njoftohen se si të jenë miq me tokën.

“Tregimet e ilustruara nuk janë thjesht argëtuese për t'u lexuar, ato na tregojnë se secili prej nesh mund të jetë një super hero për tokën. Duhet të kuptojmë se planeti ka nevojë për ndihmën tonë dhe ne mund të bëjmë një ndryshim të madh duke qenë miq të mirë të natyrës sonë. Ne, mbrojtësit e planetit, do të takojmë personazhe që na mësojnë se si të jemi miq të mrekullueshëm për mjedisin, ata do të na tregojnë se sa gjëra të thjeshta, si mbledhja e mbeturinave, ose përdorimi i më pak qeseve plastike mund të kenë një ndikim të madh. Është si të jesh pjesë e ekipit për të mbajtur planetin tonë të lumtur dhe të shëndetshëm. Tregimet e Arbenit janë si harta që çojnë tek një thesar, që na udhëzojnë drejt një të ardhmeje ku të gjithë punojnë së bashku për t'u kujdesur për tokën. Pra, le të zhytemi në këto libra me mendje kureshtare dhe zemër të hapur. Le të bëhemi gati për aventurën, që nuk ka të bëjë vetëm me leximin, por edhe si të jemi me të vërtetë mbrojtës të planetit”, tha Szunyog.

Ndërsa autori i këtij libri për fëmijë Arben Kllokoqi u përshkroi fëmijëve se si mbeturinat nuk janë vetëm të dëmshme për ambientin, por edhe për njeriun.

Ai tha se është e nevojshme përgjegjësia për mbrojtje të ambientit.

“Ajo që duhet të jetë për herë me ju, është përgjegjësia apo detyrat që i keni në mbrojtje të ambientit ku jetoni. Kjo ka të bëjë me mos hedhjen e mbeturinave, ndarjen dhe riciklimin e tyre. Po ashtu ka të bëjë me fikjen e dritës në shtëpi, kur nuk është duke u shfrytëzuar në dhomë. Pra, me gjëra të vogla, nëse i bëni të gjithë ju kanë impakt të madh”, thotë Kllokoqi.

Pas leximit të librit, në fund autori filloi të pyet nxënësit për ndryshimet klimatike dhe se si i kanë memorizuar karakteret dhe ka bërë një eksperiment për rëndësinë e mjedisit. Ky aktivitet është pjesë e fushatës Për Energji të Mirë/Për Ambient të Mirë të cilën zyra e Bashkimit në Evropian në Kosovë e implementon për promovimin e një të ardhme të gjelbër.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025