Prokuroria nuk ka arritur ende të identifikojë vendndodhjen e Bedri Rexhepit

Prokuroria nuk ka arritur ende të identifikojë vendndodhjen e Bedri Rexhepit

Prokuroria Themelore në Prishtinë, më në fund ka thyer heshtjen rreth rastit të zhdukjes së biznesmenit Bedri Rexhepi. Ky institucion siguron se në këtë çështje penale, Prokurori i Shtetit është duke punuar me seriozitetin maksimal dhe me të gjitha kapacitetet që disponon në koordinim të plotë më Policinë e Kosovës.

Në njoftim thuhet se Prokurori i Shtetit ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast, me urdhër të njëjtit është ndaluar një person i dyshuar për veprën penale “Rrëmbimi” dhe një person i dyshuar për veprat penale “Mashtrimi”, “Shantazhi”, “Prezantimi i rremë si person zyrtar “, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Manipulimi me prova”, të parapara sipas KPRK-së, të cilët ndodhen nën masën e paraburgimit.

Mirëpo, Prokuroria Themelore pranon se nuk kanë arritur ende të identifikojnë vendndodhjen e Rexhepit.


“Deri më tani, përkundër bashkëpunimit edhe me strukturat e sigurisë së Kosovës, si KFOR-i, FSK-ja, etj, nuk kemi arritur ta identifikojmë vendndodhjen e tani të dëmtuarit B.R.”, thuhet në njoftim.

Prokuroria vijon duke thënë se e kupton shqetësimin e familjes së të dëmtuarit dhe të shoqërisë në përgjithësi për faktin se deri më tani nuk është ndriçuar në tersi kjo çështje penale, mirëpo rasti është duke e trajtuar me seriozitetin më të lartë këtë.

Biznesmeni Bedri Rexhepi ishte zhdukur pasditen e 8 prillit kur kishte dalë nga banesa e tij në Prishtinë dhe nuk ishte kthyer më. Prej atij momenti, asgjë nuk dihet më për fatin e tij.

Lexo edhe

Video

2 Comments

Komentet janë të mbyllura.