Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Prokuroria nuk jep datë për përfundimin e hetimeve ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Prokuroria nuk jep datë për përfundimin e hetimeve ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Në konferencën e mbajtur mbi ecurinë e çështjes gjyqësore ndaj Thaçit dhe të tjerëve, në Hagë, Prokuroria nuk ka dhënë një datë për përfundimin e hetimeve, ndërkohë ka kërkuar që ato të mos ndërpriten duke shtuar që dosjen paragjyqësore do ta dorëzojnë në muajin korrik me kushtin që gjyqi të fillojë në shtator 2021. Kjo është kundërshtuar nga avokatët sipas të cilëve një gjë e tillë nuk mundëson gjyq të drejtë.

Prokurori Allan Tiger ka thënë se është në interes të drejtësisë që hetimet të vazhdojmë siç tha ai, për shkak të paraqitjes së dëshmitarëve të cilët tani mund gjejnë kurajo për t’i dhënë informacionet e tyre dhe të zbulimit të materialeve të rëndësishme që sipas tij kanë qenë të fshehura.

Ai nuk i ka dhënë gjyqtarit një datë për fundin e hetimeve e që sipas tij kjo nuk ndikon negativisht në përgatitjen e një gjykimi të shpejtë.

Bazuar në parashikimet tona aktuale për fillimin e gjyqit në shtator do të ishim të përgatitur të parashtronim dosjen paragjyqësore dhe materialet e ndërlidhura në fillim të korrikut, dy tre muaj para fillimit të gjyqit. Dua të shtoj që kushti që ne shohim kuadrin e këtij institucioni si kuadër të integruar, do ua shpjegoj si prokuroria, përpjekjet hetimore të prokurorisë lidhen me ecurinë e gjyqit. Nëse data e parashikuar e gjyqit do të ndryshonte ne do t’i qëndrojmë mendimit tonë që sapo thash që do ti paraqesim dokumentet dy tre muaj para gjyqit”, tha ai.

Me këtë nuk u pajtuan avokatët, që siç deklaruan ata, nevojitet kohë për përgatitjen dhe kryerjen e hetimeve nga ana e mbrojtjes.

“Derisa dëgjoj zotin Tiger më duhet të pickoj vetën a isha në ëndërr apo jo, vërtetë po thotë mund të bëhet kështu ky gjyq. Nëse flasim për një proces të rregullt gjyqësor, është e pa konceptueshme. Sigurisht e mbaj mendjen e hapur kur i drejtohem këtij institucioni por duhet të them që këto fjalë të prokurorisë janë zhgënjyese për mendimin, tim. Ende nuk kemi filluar me krijimin e ekipit hetimor duhen 18 muaj në mos më shumë që të fillojmë të hetojmë këto çështje, ky është realiteti”, tha David Hooper, avokat i ish-presidentit Hashim Thaçi.

Avokati Ben Emmerson i cili mbron ish-kreun e PDK-së Kadri Veseli, ka kundërshtuar deklaratën e prokurorit që dosjen të dorëzojë vetëm tre muaj para se të fillojë gjykimi.


“Në këtë rast kur bëhet fjalë për 100 vrasje secila duhet hetuar veç e veç, bashkë me një numër shumë të madh ndalimesh të pretenduara të paligjshme, të gjitha duhet hetuar. Nocioni që gjyqi mund të fillojë tre muaj pasi Prokuroria ka dorëzuar dosjen e saj është qesharake. Jo vetëm qesharake por është zbulim i një përpjekje të Prokurorisë për të pasur një gjyq të padrejtë. Është e padiskutueshme që ne nuk do ta lejojmë të ndodhë. Nuk është çështje negociatash apo kuvendimesh, është e drejta bazë minimale për të pasur një gjyq të drejtë, dhe gjyq i drejtë është ai sipas Kushtetutës, konventave evropiane, që gjyqi të fillojë pasi mbrojtja të ketë bërë përgatitjet e saj”, tha Emerson.

Ai i ka kujtuar gjyqtarit rastet e mëhershme në Tribunal Special, siç ishte gjyqi ndaj Fatmir Limajt dhe Ramush Haradinajt të cilat gjykime sipas tij nuk mbulonin të gjithë Kosovën dhe koha që u nevojitej për paraqitjen e hetimeve të mbrojtjes ishte 18 muaj në rastin e parë dhe 2 vjet në të dytin.

E këtë çështje ai do ta parashtrojë edhe krahas kërkesës për lirim me kusht të Veselit, që siç tha ai, do të paraqes dëshmi se si raste të tilla më herët kanë marrë më shumë se 3 vjet kohë për përgatitjet e mbrojtjes.

Edhe mbrojtja e Rexhep Selimit, David Young dhe e Jakup Krasniqit, Venkateswari Alagendra, kanë thënë se 18 muaj periudhë për përgatitje të hetimeve të mbartjes është minimumi që nevojitet.

Në konferencën e sotme mbi ecurinë e çështjes së Thaçit dhe të tjerëve, prokuroria ka bërë të ditur se ka dorëzuar mbrojtjes 1309 materiale potencialisht shfajësuese dhe materiale mbështetëse të aktakuzës, në gjuhën shqipe dhe angleze, të cilat përfshijnë 1764 dokumente.

Por mbrojtja ka shprehur pakënaqësitë lidhur me materialet që i ka dorëzuar prokuroria, duke theksuarës u nevojiten më shumë informacione.

Avokati i Thaçit ka përmendur edhe situatën e krijuar nga pandemia, çka po i pamundëson atij takim të drejtpërdrejtë për konsultim me klientin e tij.

Konferenca e sotme u mbajt me qëllim të rishikimit të ecurisë së çështjes dhe organizmit të shkëmbimeve midis palëve, ndërsa ajo e radhës do të mbahet në janar të vitit të ardhshëm.

Lexo edhe

Video

error: