Prokuroria nis hetimet për të gjetur ‘udhëtarin misterioz’ nga aksidenti tragjik në Bullgari

Prokuroria nis hetimet për të gjetur ‘udhëtarin misterioz’ nga aksidenti tragjik në Bullgari

Prokuroria Publike njofton se do të krahasohen listat e udhëtarëve që kanë kaluar vendkalimet kufitare, me qëllim që të gjendet udhëtari i 52 i autobusit të djegur në autostradën “Struma” të Bullgarisë.

“Prokuroria për ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka dhënë urdhër gojorë deri tek Sektori për Punë të Brendshme në Shkup që të sigurojnë listë të udhëtarëve të cilët me autobusë të “Besa Trans” kanë lëshuar Republikën e Maqedonisë së Veriut me datë 18.11.2021, dhe listën e udhëtarëve që kanë hyrë në vendin tonë me datë 22.11.2021″, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Kush është udhëtari misterioz me prejardhje arabe i cili ka dalë i gjallë nga autobusi dhe është zhdukur?


Nga Prokuroria theksojnë se e njëjta procedurë po bëhet edhe nga Prokuroria bullgare.

“Të njëjtën procedurë po e zbaton edhe Prokuroria bullgare, e cila po krahason listat nga vendkalimet kufitare për hyrje të udhëtarëve nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Republikën e Bullgarisë me datë 18.112021, dhe listat për hyrje nga Republika e Turqisë në Republikën e Maqedonisë me datë 22.11.2021, si dhe dalje nga Bullgaria në drejtim të vendit tonë gjatë ditës së nesërme”, thonë nga Prokuroria.

Ndryshe, sot Prokuroria Bullgare njoftoi se në mbetjet e autobusit janë gjetur 44 kufoma, ndërsa sipas listës së pasagjerëve, në autobus kanë udhëtuar 52 persona, kurse në spital ka 7 persona. Pyetja është se ku ndodhet i mbijetuari i tetë!?

Lexo edhe

Video

1 Koment

  • […] Presidentja Osmani del në pritje të 45 viktimave të aksidentit në Bullgari ​Mbërrijnë në Shkup 45 trupat e viktimave të aksidentuar në Bullgari Me dy avionë ushtarakë nesër do të transportohen trupat e pajetë të viktimave nga aksidenti në Bullgari Aksidenti në Bullgari, Ganiu: Nga komuna e Çairit janë më shumë se 16 viktima Von der Leyen ngushëllon familjet e viktimave nga aksidenti në Bullgari Presidentja Osmani nderon viktimat e aksidentit tragjik në Bullgari Identifikohen 45 viktimat e aksidentit tragjik në Bullgari Aksidenti me autobus në Bullgari, dy nga të mbijetuarit nesër arrijnë në Maqedoni Prokuroria nis hetimet për të gjetur ‘udhëtarin misterioz’ nga aksidenti tragjik në … […]

Komentet janë të mbyllura.