Prokuroria me rekord aktakuzash, 104 kundër 119 personave

Prokuroria me rekord aktakuzash, 104 kundër 119 personave

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orë të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 104 aktakuza kundër njëqindenëntëmbëdhjetë 119 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë 11 persona, si dhe janë bërë  2 kërkesa për caktimin e paraburgimit të 2 personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar tre (3) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar, si dhe ka ngritur njëzetekatër (24) aktakuza kundër njëzetetetë (28) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ndaluar një (1) person, si dhe ka ngritur njëzet (20) aktakuza kundër njëzetedy (22) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Gjithashtu, Prokuroria Themelore e Pejës, ka ngritur tre (3) aktakuza, kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tridhjetetre (33) aktakuza, kundër dyzetenjë (41) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen veprave të ndryshme penale, si dhe janë ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave.

 

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person për shkak të veprës penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare“. Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi të pandehur dhe ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë Prokuroria Speciale          Prishtinë      Prizren          Pejë Gjilan Gjakovë       Mitrovicë          Ferizaj                Total:

Aktakuzat

personat      /        24 – 28        20 – 22        3 – 3 33 – 41        2 – 2 6 – 7 16 – 16        104 – 119

Ndalimet     /        3        1        4        /        2        1        /        11

Paraburgimet:

kërkesat – personat         /        1 – 1 /        /        /        /        /        1 – 1 2 – 2

Bastisjet       /        /        /        /        /        /        /        /        /

Sekuestrimet          /        /        /        /        /        /        /        /        /

 

  1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

///////

 

 

  1. Prokuroria Themelore Prishtinë:

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vjedhja”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” dhe një (1) person pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Vrasje në tentativë në bashkëkryerje”.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur njëzetekatër (24) aktakuza kundër njëzetetetë (28) personave për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”;

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Ngacmimi”;

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”;

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Cenimi i të drejtave të punësimit dhe papunësisë”;

Shatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për veprën penale “Vjedhja”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Deklarimet e rreme”.

 

 

 

  1. Prokuroria Themelore Prizren:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar për 48 orë një (1) person të dyshuar për shkak dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas nenit 248 të KPRK-së.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur njëzet (20) aktakuza kundër njëzetedy (22) personave për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 i KPRK-së.

Katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve” nga neni 314 i KPRK-së;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e rëndë” nga neni 315 i KPRK-së;


Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi” nga neni 323 i KPRK-së;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik

” nga neni 370 i KPRK-së;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shmangia nga tatimi” nga neni 313 i KPRK-së (kodi i vjetër);

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi” nga neni 335 i KPRK-së (kodi i vjetër).

 

  1. Prokuroria Themelore Pejë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar katër  (4) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Një (1) i dyshuar është ndaluar për veprën penale “Vetëgjyqësi”, një (1) i dyshuar është ndaluar për veprën penale “Vjedhje”, një (1) i dyshuar është ndaluar për veprën penale “Vjedhje pylli” dhe një (1) i dyshuar për veprën penale “Lëndim i lehtët trupor”. Me aktvendim të prokurorit të shtetit të dyshuarit janë dërguar në ndalim 48 orësh

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore e Pejës, ka ngritur tre (3) aktakuza, kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një personi vepra penale “Vjedhje e shërbimeve”

Një (1) aktakuzë kundër një personi vepra penale ” Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”

Një (1) aktakuzë, ndaj një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

 

  1. Prokuroria Themelore Gjilan:

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tridhjetetre (33) aktakuza, kundër dyzetenjë (41) personave, për këto vepra penale:

Katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,

Katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,

Tri (3) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Kanosja’’,

Dy (2) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprën penale ‘’Vjedhja’’,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Rrezikim i trafikut publik’’,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’ dhe

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Zjarrvënia’’.

 

 

  1. Prokuroria Themelore në Gjakovë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar dy (2) persona për vepra të ndryshme penale. Një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”Lëndimi i lehtë trupor ” nga neni 185 të KPRK-së, si dhe një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ” Sulmi” nga neni 184 të KPRK-së.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit  në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”  nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së.

 

  1. Prokuroria Themelore në Mitrovicë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person për shkak të veprës penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare“.

 

Aktakuzat:

Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Tregtia e ndaluar“;

Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve“;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e rëndë“;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”.

 

 

  1. Prokuroria Themelore në Ferizaj:

 

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit apo (masat tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi të pandehur për shkak të veprës penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave për këto vepra penale

Nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave për veprën penale “Vjedhje pylli”,

Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”.

 

Lexo edhe

error: