Prokuroria hedhë poshtë kallëzimin penal të ngritur ndaj drejtorit të urbanizmit në Prizren

Prokuroria hedhë poshtë kallëzimin penal të ngritur ndaj drejtorit të urbanizmit në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Beni Kizolli, sot, kanë organizuar një konferencë për shtyp, për ta njoftuar se kallëzimi penal i ngritur ndaj Kizollit, para disa muajsh, është hedhur poshtë nga ana e prokurorisë.

Me këtë rast, kryetari Haskuka, deklaroi se rastet që po paraqiten si kallëzime penale ndaj drejtorëve të Komunës së Prizrenit, kur po hedhen poshtë nga ana e prokurorisë, zakonisht nuk po ka njoftime në media, ashtu siç po ndodhë edhe në lidhje me kallëzimin penal të ngritur para disa muajsh ndaj drejtorit të DUPH-së, Beni Kizolli, i cili po ashtu është hedhur poshtë nga ana e prokurorisë.


Në lidhje me këto tendenca të pabaza, kryetari Haskuka, theksoi se Komuna e Prizrenit që prej sot do të ngrisë kundër padi për humbjen e kohës, dezinformim të qytetarëve, shpifje dhe dëmtim të imazhit, ngase nuk kanë për qëllim sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e qytetarëve, por njollosjen e qeverisëse tij.

Nga ana tjetër, duke folur për kallëzimin penal tashmë të hedhur poshtë, drejtori Kizolli deklaroi se përderisa një pjesë e objektit që gjendet në Qendrën Historike të Prizrenit kishte leje ndërtimore, një pjesë e tij ishte e ndërtuar gjatë vitit 2020 dhe se pronarët e objektit e kishin akuzuar për keqpërdorim të detyrës vetëm për shkak kërkesa e tyre nuk është trajtuar me ligjin e legalizimit, ku në fushëveprimin e ligjit tregohet shumë qartë se asnjë ndërhyrje pas datës së hyrjes në fuqi të ligjit nuk trajtohet fare.

Në fund, drejtori Kizolli falënderoi kryetarin Haskuka për mundësinë e dhënë që me përgatitjen tij profesionale t’i shërbejë qytetarëve.

Lexo edhe

Video

error: