Prokuroria e Shtetit 43 aktakuza brenda 24 orëve

Prokuroria e Shtetit 43 aktakuza brenda 24 orëve

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 43 aktakuza kundër 47 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë 31 persona, si dhe janë bërë 7 kërkesa për caktimin e paraburgimit të 10 personave, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, prokurori i shtetit gjatë 24 orëve të fundit ka bërë kërkesë për sekuestrimin e përkohshëm të dy pushkëve automatike A-47.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar 14 persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një person të dyshuar, si dhe ka ngritur 22 aktakuza kundër 24 personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren ka parashtruar një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një person. Ndërsa, nga kjo prokurori, janë ngritur dy aktakuza kundër dy personave për vepra të ndryshme penale.


Ndërsa, Prokuroria Themelore e Pejës ka ndaluar 4 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Të dyshuarit me aktvendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në ndalim 48 orësh. Gjithashtu, kjo prokurori ka bërë  dy kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj dy personave për veprat penale “Lëndim i rëndë trupor” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Gjatë ditës së djeshme ka  ngritur dy  aktakuza,  kundër dy personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, në pesë raste të ndara ka ndaluar 6 persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur tri aktakuza, kundër tre personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një person i dyshuar, si dhe,  është bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një personi për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ngritur 8 aktakuza kundër 10 personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ndaluar 6 persona të dyshuar në tri raste të ndara, ka bërë dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër 5 personave, ka bërë një kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të sendeve, si dhe ka ngritur 6 aktakuza kundër 6 personave për vepra të ndryshme penale.

Lexo edhe

Video