Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni dhe kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Skender Çoçaj, sot do të nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëpunimit për ndërlidhjen e sistemeve elektronike të prokurorisë dhe gjykatës dhe për shpërndarjen automatike të lëndëve te prokurorët dhe gjyqtarët.
Sipas njoftimit nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit do të nënshkruhet nga ora 10:00, në objektin e Prokurorit të Shtetit.