Prokurori i Specializuar: Viktimat e Salih Mustafës ishin shqiptarë

Sipas prokurorit të specializuar Jack Smith të gjitha “viktimat e Salih Mustafës ishin shqiptarë të Kosovës”. Në deklaratën e tij hyrëse në gjykimin që po mbahet në Hagë ndaj ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Salih Mustafa, Smith ka thënë se në këtë proces do të thirren të dëshmojnë disa viktima që sipas tij janë të Mustafës, derisa ka shtuar se në çështjet e tjera do të dëshmojnë shqiptarë, serbë e romë.

Në fjalën e tij hyrëse drejtuesi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar ka thënë se gjatë këtij procesi gjyqësor do të dëshmojnë “viktima të cilat presin që dy dekada që t’u dëgjohet zëri”.

“Do të thirren këtu disa viktima e të akuzuarit në këtë çështje gjyqësore, ndërsa në çështje të tjera gjyqësore përpara gjykatës do të thërrasim viktima të kombësive të ndryshme si shqiptare, serbe, rome e të kombësive të tjera, në këtë çështje në veçanti do të shihni se viktimat e të akuzuarit të zotit Mustafa ishin të gjithë shqiptarë të Kosovës si edhe ai vet, pra viktimat e zotit Mustafa ishin të gjithë bashkë shqiptarë të Kosovës. Këta njerëz nuk ishin armiq të shtetit të Kosovës, nuk ishin spiunë, ata ishin të së njëjtës bashkësi, shqiptarë të pafajshëm të Kosovës krimi i vetëm i të cilëve ishte sek konsideroheshin për një arsye apo tjetër si pengesë ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe disa prej udhëheqësve të saj”, ka theksuar Smith.

Sot kur po fillon gjyqi i parë ndaj të akuzuarve të Speciales për krime të pretenduara të luftës, Smith ka thënë se është ditë e rëndësishme për këtë institucion, për të cilin ka theksuar se është krijuar nga zërat kosovarë.

“Për ata që kanë qenë kundërshtar të këtij institucioni dhe ata që kanë kërkuar të ja pengojnë punën kësaj gjykate dhe zyrës që unë drejtoj sa herë ju vjen mundësia, ky është një fakt që nuk ju vjen për mbarë, por gjithsesi me këtë fakt, dhe një fakt i pamohueshëm, e vërteta siç do të dalë para kësaj gjykate në javët në vijim është se disa udhëheqës të UCK-së, përfshirë këtu edhe zotin Mustafa e përdorën pushtetin e tyre për t’i viktimizuar dhe brutalizuar bashkëkosovarët shqiptarë, ndër te tjera edhe individë krimi i vetëm i të cilëve ishte se kishin pikëpamje politike që nuk përputheshin me pikëpamje pulitke të UCK-së dhe udhëheqësve të saj. Siç do të shihni në provat që do të paraqiten nuk ka pasur asnjë objektiv ushtarak legjitim për ndalimin e tyre”, ka thënë Smith.


Sipas prokurorit të specializuar “krijimi i Gjykatës Speciale nga popullit kosovar dëshmon angazhim për një shtet ligjor”.

“ZPS nuk ngre akuza kundër UCK-së apo kundër luftës së bërë për pavarësinë, nuk është as dëshira e as detyra e ZPS-së apo e imja për të bërë një gjë të tillë. Disa njerëz shpesh, po ata që janë përpjekur t’i frikësojnë viktimat dhe dëshmitarët janë përpjekur të krijojnë pështjellim në këtë aspekt për ta zbehur këtë dallim të rëndësishëm, ata kanë pretenduar se këto gjyqe bëhen kundër Kosovës dhe popullit Kosovar, kjo nuk është aspak e vërtetë, përkudnrazi fakti që populli I Kosovës vendosi ta krijojë këtë institucion për të bërë punën që po bënë, përbën dëshmi të angazhimit të tij për shtetin ligjor”, ka shtuar Smith.

Ai ka shtuar se krijimi i kësaj gjykate dhe vendosja në Hagë është bërë për shkak të frikësimit të dëshmitarëve.

“Arsyeja pjesërisht pse është krijuar kjo gjykatë dhe pse është vendosur në Hagë është atmosfera e frikësimit të dëshmitarëve dhe ndërhyrjes në proceset penale të zhvilluara kundër ish-anëtarëve të UÇK-së. Kjo atmosferë ekziston edhe sot dhe do të përbëjë sfondin shoqërues të këtij gjyqi. Ndërkohë që para kësaj gjykatë do të dalin të dëshmojnë dhe të tregojnë historinë e tyre dëshmitarë që jetojnë çdo ditë në këtë atmosferë”, ka thënë ai.

Sot në Dhomat e Specializuara në Hagë ka nisur procesi gjyqësor ndaj ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafa dhe ky është gjyqi i parë në Speciale.

Mustafa edhe njëherë është deklaruar i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës me të cilat ngarkohet.

Lexo edhe

Video

3 Comments

Komentet janë të mbyllura.

error: