Prokurori i Shtetit ngrit 68 aktakuza kundër 77 personave

Prokurori i Shtetit ngrit 68 aktakuza kundër 77 personave

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 68 aktakuza kundër 77 personave, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, Prokurori i Shtetit ka ndaluar për 48 orë dhjetë persona, si dhe ka bërë pesë kërkesa për caktimin e paraburgimit të nëntë personave.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar katër persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur tri kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për shtatë persona të dyshuar, si dhe ka ngritur ka ngritur 11 aktakuza kundër 12 personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren ka ndaluar dy persona për dy vepra të ndryshme penale, ndërsa, nga kjo Prokurori janë ngritur 18 aktakuza kundër 18 personave, ndërsa Prokuroria Themelore e Pejës ka ngritur tri  aktakuza, kundër pesë personave. Kjo prokurori gjatë ditës së hënë ka bërë një kërkesë për sekuestrimin e një furgoni dhe masës drusore të cilat dyshohen të jenë përdorur apo përfituar përmes veprës penale.


Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit  ka ngritur 9 aktakuza kundër 12 personave për vepra të ndryshme penale, ndërsa Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar katër persona në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka bërë dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy  personave, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale dhunë në familje.

Po ashtu, kjo prokurori gjatë 24 orëve të fundit  ka ngritur 10 aktakuza kundër 11 personave.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur 11 aktakuza kundër 11 personave, për vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur gjashtë aktakuza kundër tetë personave për vepra të ndryshme penale.

 

Lexo edhe

Video

error: