Prokurori i Shtetit gjatë pandemisë me COVId-19 ngrit 924 aktakuza kundër 1160 personave

Prokurori i Shtetit gjatë pandemisë me COVId-19 ngrit 924 aktakuza kundër 1160 personave

Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se gjatë kohës së pandemisë me koronavirus, prej datës 13 mars deri më 31 maj, prokuroritë themelore dhe Prokuroria Speciale e Kosovës kanë ngritur 924 aktakuza kundër 1160 personave për vepra të ndryshme penale.

Gjatë kësaj periudhe kohore me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar edhe 716 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, si dhe janë bërë 260 kërkesa për caktimin e paraburgimit të 316 personave.

Prokuroritë themelore dhe Prokuroria Speciale, kanë bërë 69 kërkesa për sekuestrim të përkohshëm, si dhe pesë kërkesa për arrestim, përfshirë ato ndërkombëtare.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar 258 persona të dyshuar, ka paraqitur 91 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për 133 persona të dyshuar dhe ka ngritur 279 aktakuza kundër 369 personave.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar 78 persona të dyshuar dhe ka paraqitur 29 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për 37 persona të dyshuar, si dhe ka ngritur 57 aktakuza kundër 79 personave.

Prokuroria Themelore në Pejë ka ndaluar 129  persona për vepra të ndryshme penale dhe janë bërë 16 kërkesa për  caktimin e masës se paraburgimit ndaj 19 personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale.


Prokurorët e Prokurorisë Themelore të Pejës, kanë bërë gjithsej 21 kërkesa janë bërë gjatë këtyre tre muajve për sekuestrim të përkohshëm nga prokurori i shtetit. Gjatë muajve mars, prill dhe maj, kjo prokurori  ka ngritur gjithsej 85 aktakuza kundër 92 personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar 79 persona të dyshuar, ka paraqitur 59 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 59 personave të dyshuar, si dhe, ka ngritur 255 aktakuza, kundër 255 personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ndaluar 112 persona të dyshuar dhe ka paraqitur 34 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për 34 persona të dyshuar. Gjithashtu, me kërkesë të Prokurorit të Shtetit janë bërë 7 kërkesa për sekuestrimin e mjeteve të cilat dyshohen se janë përdorur apo përfituar përmes veprës penale, si dhe ka ngritur 74 aktakuza kundër 79 personave.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë prej datës 13 mars deri me datë 31maj 2020, ka ndaluar 20 persona, për vepra të ndryshme penale. Po ashtu Prokuroria Themelore Mitrovicë, ka bërë 20 kërkesa për caktimin e paraburgimit për 20 persona, për vepra të ndryshme penale.  Gjithashtu, brenda kësaj periudhe janë ngritur 58 aktakuza kundër 62 personave për vepra të ndryshme penale, si dhe janë realizuar 36 sekuestrime të përkohshme për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ndaluar 39 persona, për vepra të ndryshme penale, si dhe ka bërë 9 kërkesa për caktimin e paraburgimit për 12 persona.   Gjithashtu, brenda kësaj periudhe janë ngritur 136 aktakuza kundër 182 personave, për vepra të ndryshme penale, si dhe është realizuar një sekuestrim i përkohshëm.

 

Lexo edhe

Video

error: