Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Prokurorët të gatshëm të reagojnë ku ka pengim të procesit të votimit

Prokurorët të gatshëm të reagojnë ku ka pengim të procesit të votimit

Në Podujevë dhe Mitrovicën e Veriut sot janë duke u mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunave.

Vendvotimet janë hapur që nga ora 07:00.

Zgjedhjet në dy këto komuna janë duke u përcjellë edhe nga Prokuroria e Shtetit, e që janë angazhuar edhe prokurorë kujdestarë të cilët do të përcjellin nga afër mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.


Nëpërmjet një komunikate për media thuhet se prokurorët kujdestarë janë në gjendje gatishmërie që të reagojnë në çdo rast ku ka pengim të procesit të votimit.

“Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se është duke përcjellë me vëmendje procesin zgjedhor i cili po zhvillohet sot, për kryetarë të dy komunave, në Podujevë dhe në Mitrovicë të Veriut. Që nga ora shtatë e mëngjesit të sotëm, janë të angazhuar prokurorë kujdestarë, të cilët do të përcjellin për së afërmi mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në zgjedhjet lokale, në Podujevë dhe në Mitrovicë të Veriut. Prokurorët kujdestarë janë në gjendje gatishmërie që të reagojnë në çdo rast ku ka pengim të procesit të votimit”, thuhet në komunikatën e lëshuar për media.

Me qëllim të parandalimit të çdo shkelje në lidhje me të drejtën e votës, Prokuroria ka ftuar qytetarët, mediat dhe shoqërinë civile që të bashkëpunojnë dhe raportojnë te Policia dhe Prokuroria për çdo pretendim për keqpërdorim të votës.

“Prokurori i Shtetit, me qëllim të parandalimit të çdo shkelje që lidhet me të drejtën e votës, fton qytetarët, mediat dhe shoqërinë civile, të bashkëpunojnë dhe raportojnë te Policia dhe Prokuroria të gjitha pretendimet për keqpërdorim të votës”, përfundon komunikata e lëshuar nga Prokuroria e Shtetit.

Lexo edhe

Video

error: