Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Projekti “Rritja e efikasitetit”, MD-GLPS nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Projekti “Rritja e efikasitetit”, MD-GLPS nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Ministria e Drejtësisë dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike- GLPS nënshkruan sot memorandum të bashkëpunimit për zbatimin e projektit “Rritja e efikasitetit: Monitorimi dhe vlerësimi i zbatimit të parimeve të sundimit të ligjit në Kosovë në bazë të Listës së Kontrollit të Sundimit të Ligjit të Këshillit të Evropës”.

Rëndësia e këtij memorandumi është që të përcaktojë veprimet e përbashkëta ndërmjet Ministrisë së Drejtësisë dhe GLPS-së, sa i përket implementimit të këtij projekti si dhe përgjegjësitë e secilës palë, me synim final të dhënies së qasjes së plotë në të dhëna publike, të nevojshme për zbatimin e projektit, në përputhje me ligjet për qasje në dokumentet publike.


Lidhur me zbatimin e këtij memorandumi, Ministria e Drejtësisë dhe GLPS do të marrin përsipër obligimet, të cilat i takojnë sipas kësaj marrëveshjeje duke u pajtuar po ashtu që në të gjitha çështjet tjera kontestuese të cilat lindin gjatë zbatimit të tij t’i zgjidhin përmes konsultimeve dhe negociatave mes të dy palëve.

Memorandumi i bashkëpunimit do të zgjasë për dy vjet nga dita e nënshkrimit nga palët deri në përfundim të projektit.

Projekti financohet nga Ambasada e Holandës në Kosovë- Programi MATRA dhe zbatohet nga GLPS.

Lexo edhe

Video

error: