Projekti për gazin, Krasniqi: Kurti po tenton t’i ikën përgjegjësisë

Projekti për gazin, Krasniqi: Kurti po tenton t’i ikën përgjegjësisë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka folur për mos çuarjen përpara të projektit për gazin amerikan nga Qeveria Kurti.

Ai në Rubikon të Klan Kosovës ka theksuar se mohimi i pretendimeve se gazi është refuzuar është tendencë e kryeministrit Kurti për t’iu ikur përgjegjësive.


”Një nga varësit e Kurtit tha “MCC” nuk është qeveria e Amerikës, nuk po e refuzojmë qeverinë, por po e refuzojmë MCC-n. Kjo është e njëjtë si më thonë USA-di nuk është qeveria e Amerikës, kur MCC është një agjencion qeveritar amerikan. Ne këtu po flasim për një projekt, i cili nuk është projekt për Kosovën, është projekt trans-kontinental që ka të bëjë më krijimin e infrastrukturës për përçimin e gazit në gjithë kontinentin evropian, sidomos në Evropën Lindore dhe Ballkanin dhe do të ishte e natyrshme që Kosova të kërkojë vetë të lidhet në këtë infrastrukturë për arsye praktike dhe arsye ekonomike, sepse kemi nevojë për diversifikim të burimeve që i përdorim për energji”, ka thënë Krasniqi.

Ndryshe, javën e kaluar, ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, tha se qeveria nuk do të çojë përpara projektin e gazsjellësit, një projekt i Korporatës amerikane Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC). Ajo ka thënë se Kosova ka nevojë për më shumë informata për të qenë më e sigurt se ndërtimi i infrastrukturës së gazit është opsioni më i mirë për tranzicionin energjetik.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: