Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Programi i qeverisë, 165 zotimet e Qeverisë Kurti II

Programi i qeverisë, 165 zotimet e Qeverisë Kurti II

Qeveria e re e Republikës së Kosovës të premten miratoi programin e saj 2021-2025. Në mungesë të publikimit të programit të plotë nga ana e ekzekutivit, Instituti Epik publikoi sot të njëjtin.

Programi prej 57 faqe është i organizuar në 18 fusha të qeverisjes. Programi identifikon dy prioritetet afatshkurtëra, menaxhimin pandemisë COVID-19 dhe rimëkëmbja ekonomike, dhe dy prioritetet afatmesme, lufta kundër korrupsionit dhe reformat ekonomike.

Epik ka identifikuar 165 masa konkrete për të cilat është zotuar Qeveria e Kosovës në kuadër të programit të saj 2021-2025: nga vaksinimi i 60% të qytetarëve në grupmoshën e atyre që duhet vaksinuar deri në fundin e vitit 2021 dhe arritja e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë, e deri tek sigurimi i 1,000 bursave studentore për vajzat dhe ofrimit të banimit të përballueshëm për 4,000 familje.

“Duhet sqaruar që në fillim që ne kemi tentuar të bëjmë përzgjedhjen e masave të Programit të cilat janë të qarta, konkrete dhe të matshme. Me fjalë të tjera, nuk kemi përfshi masat e programit të cilat në esencë nuk janë masa, por zotime abstrakte p.sh. ‘do të konsolidojmë funksionimin e kompanive publike’, ‘do të thellojmë bashkëpunimin’, ‘do të rishikojmë ligjet/strategjitë/politikat’, ‘do të forcojmë/fuqizojmë kapacitetet e institucioneve’, etj. Po ashtu, nuk kemi përfshirë masat e programit të cilat përbejnë detyrat e zakonshëm të qeverisë, p.sh. përmirësimi i llogaridhënies ndaj qytetarëve, rishikimi i proceseve të brendshme dhe aktivitete të ngjashëm”, thuhet në publikimin e Epik.


Ministria me më së shumti detyra është Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, me gjithsej 38 masa, ndërsa ministria që nuk ka parapa asnjë detyrë konkret është Ministria për Kthim dhe Komunitete.

Duke pas parasysh numrin e lartë të zotimeve, Epik ka përgatitur edhe një listë të zotimeve kyçe që burojnë nga Programi 2021-2025.

Epik vlerëson se programi përmban masat e duhura pothuajse në çdo sektorë prandaj e kanë cilësuar si “diku në mes ideales dhe të pamundurës”.

“Zbatimi i programit do varet nga disa të panjohura. Si do të financohen të gjitha 165 zotime? A do të arrijë mazhoranca e re të vaksinojë 60% të qytetarëve deri fund 2021? A do të tregojë qeveria fuqinë e nevojshme politike për të çkapur shtetin nga grupet e fuqishme të interesit të cilat dëshirojnë të ruajnë status-quonë në shoqërinë tonë? Dhe paralelisht me gjithë këtë a do të arrijë qeveria të avancojë dialogun me Serbinë?”, thuhet në raportin e Epik.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: