Programi i MSA-së, Haxhiu: Masat janë duke u zbatuar sipas afatit
Lajme
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se kanë zbatuar 26 masa që dalin nga obligimet sipas Programit kombëtar për Zbatimin e MSA-së, nga 35 sa janë gjithsej.

Ajo ka deklaruar se 4 masa të parapara për këtë vit janë duke u zbatuar sipas afatit.

Lidhur me reformat në drejtësi, Haxhiu ka raportuar në Komisionin për Integrime Evropiane, ku nuk kanë marrë pjesë deputetët e opozitës.

"Nga obligimet e tilla, më lejoni të ju informoj se 26 masa janë zbatuar tërësisht, prej të cilave, 4 masat e parapara për vitin 2023 janë duke u zbatuar sipas afatit”, ka thënë Haxhiu.

Ndër të tjera, ajo ka theksuar se Ministria e Drejtësisë ka hartuar Strategjinë për sundimin e ligjit për të cilën ka thënë se në vitin 2022 ka arritur zbatimin në 88%.

Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024