Profili i kryetarit të Podujevës, Shpejtim Bulliqi

Profili i kryetarit të Podujevës, Shpejtim Bulliqi

Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale që u mbajtën më 14 nëntor, kandidati i Vetëvendosjes për të parin e Podujevës, Shpejtim Bulliqi siguroi fitoren në këtë komunë.

Nga rezultatet preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Shpejtim Bulliqi siguroi 20 mijë e 282 apo 51,84 përqind të votave, ndërsa kundërandiati i tij nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Ekrem Hyseni siguroi 18 mijë e 845 apo 48,16% të votave.

Ndërsa në raundin e parë të zgjedhjeve më 17 tetor kishte më pak vota se Hyseni. Ai fitoi 16 mijë e 907 apo 44,16 përqind të votave, kurse Hyseni 16 mijë e 925 apo 44,22 përqind të votave.

Por, kush është Shpejtim Bulliqi?


Shpejtim Bulliqi u lind në shtator të vitit 1968, në fshatin Llugë të Besianës.

Ai ka përfunduar studimet themelore, ato pasdiplomike dhe doktoratën në Departamentin e Gjeografisë në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore, në Universitetin e Prishtinës. Punon si profesor universitar që nga viti 1993.

Ai ka qenë për dy mandate Deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në legjislaturën V dhe VII. Gjatë kësaj kohe ka shërbyer si Kryesues i Komisionit për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror.

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale të mbajtura në vitin 2020, ai e ka fituar besimin e votuesve për të ushtruar detyrën e Kryetarit të komunës në Besianë.

Ai deri më tash ka inicuar një grumbull reformash komunale që synojnë të krijojnë një dinamikë transparente të punës në sektorin komunal dhe synon të vazhdojë implementimin e politikave për përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve të Besianës.

Lexo edhe

Video

error: