Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Produktet Bibita debutojnë në tregun izraelit

Produktet Bibita debutojnë në tregun izraelit


Bibita, prodhues i pijeve me fokus në inovacion, njoftoi sot praninë e pijeve izotonike DUM DUM dhe ujit DUM DUM në tregun izraelit, duke filluar nga mesi i qershorit.

“Ky është një vit tepër emocionues për zgjerimin e kompanisë Bibita dhe distribucionit tonë në tregjet e ndryshme botërore”, tha bashkëthemeluesi, Granit Gruda.

Z.Shlush, presidenti dhe CEO i kompanisë izraelite, si pjesë e njërës nga kompanitë kryesore të logjistikës dhe distribucionit në Izrael, shtoi: “Ne jemi të kënaqur që kemi partneritet me kompaninë Bibita. Shpresojmë të bëhemi lider në kategorinë përkatëse dhe besojmë në një partneritet të gjatë në vitet e ardhshme”.

Si pjesë e marrëveshjes së Uashingtonit të 4 shtatorit 2020, Izraeli bëhet shteti i 117 që e njeh Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran, vendim i cili nga të dyja shtetet u cilësua si historik. Këto zhvillime mund të çojnë drejt një epoke të re edhe në sferën ekonomike, në të cilën mund të ketë efekte pozitive për zhvillimin dhe rritjen e bashkëpunimit ndërmjet bizneseve të këtyre shteteve.

“Do të ishte shumë e dëshirueshme që të dy shtetet të nënshkruajnë edhe një memorandum mbi tregtinë e lirë” shtoi ndër të tjera Granit Gruda.

Ujërat DUM DUM e shërbejnë komunitetin sportiv me përbërës si BCAA, vitamina, minerale dhe L-Karnitinë. Krejtësisht pa sheqer, ngjyra, shurup misri apo aromë artificiale, ujërat DUM DUM janë të përshtatshme për KETO dietë dhe për çdo person që mban dietë të përqendruar në dietë të “pastër” ushqimore çdo ditë.

DUM DUM pijet izotonike ndihmojnë në rivendosjen e ekuilibrit të elektroliteve dhe është i disponueshëm në tri aroma frutash të shijshme dhe tërheqëse: qershi, fruta mali dhe limon. Ofrojnë përbërës të rëndësishëm për mbështetjen e përgjithshme të shëndetit dhe qëndrueshmërisë në sporte.

Bibita pret që këto zhvillime të çojnë në shtrirjen e mëtejshme globale të produkteve që tani numëron mbi 40 shtete në pesë kontinente.

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: