Prodhimi vjetor i vajit të ullirit në Shqipëri, 20 mijë tonë

Prodhimi vjetor i vajit të ullirit në Shqipëri, 20 mijë tonë

Krahas zgjerimit të sipërfaqeve të mbjella me ullinj, në Shqipëri është rritur ndjeshëm edhe prodhimi i vajit të ullirit.

Ullishtaria është kthyer në një sektor të rëndësishëm për ekonominë e vendit kjo edhe për shkak të politikave orientuese dhe ndihmuese të ndërmarra së fundi nga qeveria që po adreson mbështetje të prekshme për këtë sektor.

Studimi i publikuar së fundi nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në bashkëpunim me projektin gjerman, tregon se prodhimi i vajit të ullirit në vendin tonë arrin në shifrat e rreth 20 mijë tonëve në vit.


Shqipëria ka afro 11 milion pemë ulliri, ku afro 8 milionë pemë llogariten në prodhim. Sipas shifrave më të fundit sasia e prodhuar regjistrohet në afro 100 mijë tonë ullinj në vit.

Kultivimi i ullirit dhe prodhimi i vajit të ullirit është i bazuar kryesisht në biznese familjare. Shqipëria ka rreth 450 fabrika përpunimi ulliri për vaj ulliri. Ndërsa konsumi i vajit të ullirit për frymë është afro 7.1 litra/vit.

Investimet në industrinë përpunuese të vajit të ullirit, kanë përmirësuar cilësinë e standardet e këtij produkti i cili tashmë është mjaft i kërkuar edhe për eksport edhe në tregjet evropiane.

Video