Prodhimi në HEC-et publike në Shqipëri shënoi rritje me 51.6 %
Rajoni
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Hidrocentralet publike në Shqipëri, në tremujorin e parë të vitit 2023, prodhuan 1.614 GWh nga 1.065 GWh të prodhuar në tremujorin e parë të vitit 2022, duke shënuar kështu një rritje të prodhimit me 51.6 %.

INSTAT raportoi se hidrocentralet private dhe koncesionare prodhuan 1.156 GWh nga 942 GWh të prodhuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar një rritje të prodhimit të energjisë elektrike me 22.7 %.

Prodhimi neto vendas i energjisë elektrike në këtë periudhë u rrit me 38.3 %, duke arritur vlerën 2.787 GWh nga 2.016 GWh energji të prodhuar në tremujorin e parë të vitit 2022, shkruan ATSh.

Ky prodhim u realizua nga hidrocentralet publike në masën 57.9 %, nga hidrocentralet private dhe koncesionare në masën 41.5 % dhe nga të tjerë prodhues (fotovoltaik) në masën 0.6 % të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024