Procesi i votimit në Obiliq po shkon në rregull, qytetarët presim zhvillim ekonomik

Kanë mbetur edhe dy  orë deri në përfundim të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, dhe ky proces i sotëm në komunën e Obliqit po vlerësohet sa ka shkuar mirë. Obiliqasit nga qeverisja e ardhshme presin zhvillim ekonomik dhe punësim. Deri në orën 15:00 sipas të dhënave të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 2 mijë e  127 qytetarë.

Menaxherja në qendrën me të madhe të votimit në ketë komunë, në shkollën fillore “Ibrahim Rugova”, Shyhrete Gashi tha se procesi zgjedhor në këtë qendër votimi po shkon mirë

“Shumë qetë në rregull gjithçka, nuk kemi pasur asnjë ekses diçka, asnjë problem shumë qetë shumë mirë….njësoj prej orës shtatë njësoj ka qenë ardhja për shembull dy vetë katër a pesë veta por në secilin vendvotimi përafërsisht është numri i njëjtë”, tha ajo.

Bedri Aliu nga këto zgjedhje pret që udhëheqja e ardhshme të sjell punësim dhe zhvillim ekonomik.


“Presim një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët e komunës sonë….në të gjitha fushat në punësim në zhvillim ekonomik në të gjitha tjerat”, tha ai.

Në Qendrën me të madhe të votimit në Obiliq sot votoi edhe Emrush Krasniqi i cili ka kërkesa të njëjta si bashkëqytetari i tij.

“Presim më mirë me pas zhvillim punësim të gjitha”, theksoi ai.

Në komunën e Obliqit të drejtë vote kanë 24 mijë e 539 qytetarë të cilit kanë mundësi të votojnë  në 15 qendra votimi me gjithsej 34 vendvotime.

Balotazhi në komunën e Obiliqit zhvillohet ndërmjet Xhafer Gashit nga Iniciativa Qytetare për Obiliqin dhe Halil Thaçit të LVV-së.

Lexo edhe

Video