Procesi i përzgjedhjes së Avokatit të Popullit po përcillet me defekte serioze ligjore

Procesi i përzgjedhjes së Avokatit të Popullit po përcillet me defekte serioze ligjore

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka shprehur kundërshtinë me rrjedhjen e procesit përzgjedhës për Avokatin e Popullit në Kuvendin e Kosovës. GLPS thotë se në takimet me anëtarët dhe kryetaren e Komisionit për të Drejtat e Njeriut ka insistuar nga fillimi që ky proces të jetë i bazuar në standarde të qarta të matjes së profesionalizmit, integritetit dhe aftësisë udhëheqëse të kandidatëve.

GLPS thotë se edhe pse që një kohë të gjatë u ka propozuar Komisionit për të Drejtat e Njeriut një metodologji të krahasuar se si zhvillohet një proces i tille në vende të zhvilluara demokratike, kjo në vazhdimësi është refuzuar.


“Mënyra se si i zhvillua intervistimi formal me kandidatë ditën e djeshme nga Paneli Vlerësues i Komisionit për të Drejtat e Njeriut ishte tërësisht joprofesional, i shoqëruar me pyetje të gjera që nuk kanë asnjë signifikancë serioze në identifikimin e profesionalizmit të kandidatëve dhe në një diskrecion total për anëtarët që sipas ‘bindjes së tyre politike’ të gjykojnë se cilët kandidatë janë më të përshtatshëm për pozitën e Avokatit të Popullit. Paneli vlerësues nuk dha asnjë përgjigje se çfarë vlerësuan dhe pse kandidatët e mbajtur fshehtë nga ta janë përzgjedhur në listë të ngushtë. Një fakt i tillë është seriozisht shqetësues dhe në kundërshtim të plotë me ligjin për Avokatin e Popullit, i cili insiston në një proces objektiv përzgjedhës”, thuhet në komunikatën e GLPS.

“Për më tepër, -vijon GLPS- Paneli Vlerësues e mbylli për monitoruesit e shoqërisë civile dhe ata ndërkombëtar mbledhjen e Panelit Vlerësues kur erdhi momenti i dhënies së pikëve dhe vendosjes. Një moment i tillë është krucial për transparencën dhe integritetin e procesit. Pse duhet Paneli Vlerësues të përjashtoj shoqërinë civile nga momenti i vënies së pikëve? Pse duhet që Paneli Vlerësues të mos ketë as edhe një kriter të vetëm profesional që ndërlidhet me indikator të matshëm për të vlerësuar përshtatshmërinë e kandidatëve? Si është e mundur të ndodh përjashtimi i shoqërisë civile në një mënyrë të turpshme nga monitorimi i procesit? Si është e mundur që një proces serioz i intervistimit të zhvillohet mbi bazën e një numri pyetjesh që më shumë i ngjajnë një përshkrimi të përgjithshëm sesa një procesi vlerësimi”.

“Për këto pyetje ka vetëm një përgjigje: kultura e kapjes, e shoqëruar me një tendencë serioze të manipulimit të fshehur, që është shndërruar në normalitet në Republikën tonë. Prandaj, i kërkojmë Kuvendit të anulojë këtë proces dhe ta ri-zhvilloj në përputhje me Memorandumin e nënshkruar me Ambasadën Britanike, ku ekspertët britanikë do të jepnin një vlerësim objektiv për secilin kandidat; dhe me një pjesëmarrje të pakufizuar e jo-përjashtuese ndaj shoqërisë civile e organizatave ndërkombëtare”, përfundon komunikata e GLPS.

Lexo edhe

Video

error: