Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Procedurat për thirrje të debatit parlamentar përplasin Gashin e Nagavcin

Procedurat për thirrje të debatit parlamentar përplasin Gashin e Nagavcin

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Arben Gashi, tha se debati i sotëm parlamentar për menaxhimin e pandemisë COVID-19 është thirrur duke i vendosur në lajthitje anëtarët e Kryesisë së Kuvendit, gjë që tha se nuk po ndodh për herë të parë.

Ai tha se të gjithë anëtarët e kryesisë ishin deklaruar pro mbajtjes së kësaj seance, por që tha se ishin dakorduar që për këtë çështje të konsultohej ministri i Shëndetësisë dhe Qeveria, për çka tha se nuk ka ndodhur.

“Kjo seancë është thirrur duke vendosur në lajthitje mbledhjen e kryesisë dhe anëtarët e tjerë që marrin pjesë në mbledhje të kryesisë. Nuk është hera e parë, është rast që përsëritet. Në mbledhje të kryesisë ne kemi diskutuar gjatë për këtë seancë dhe në mbledhje të kryesisë ka qenë një kërkesë individuale e anëtares së kryesisë që të ketë një seancë në Kuvendin e Kosovës ku do të debatohet për çështjen e menaxhimit të pandemisë. Aty është konstatuar se për të pasur një seancë të Kuvendit duhet patjetër që të ketë një fitues, pra kush është ftuesi a është seancë e rregullt, a është seancë e jashtëzakonshme etj. Në fund kemi mbërri në një konkluzion, pra ka mbërri kryetarja e Kuvendit në një konkluzion që kemi vullnet që të mbahet një seancë, kemi deklaruar të gjithë vullnetin që të mbahet seancë, debat parlamentar lidhur me menaxhimin e pandemisë. Por, paraprakisht për këtë çështje të konsultohet ministri i Shëndetësisë dhe Qeveria dhe më rezulton që duke marrë mirëbesimin në Kuvendit kjo nuk ka ndodhur”, tha ai.

Atij i ka reaguar nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, e cila i ka cituar fjalët që ka thënë në mbledhje të Kryesisë, si dhe të kryetares së Kuvendit Vjosa Osmani.

Nagavci tha se i kanë sjellë nënshkrimet bashkë me kërkesën dhe pastaj është dërguar ftesa nga ana e kryetares së Kuvendit të Kosovës.


“Ne i kemi sjellë nënshkrimet bashkë me kërkesën, i kemi protokolluar dhe pastaj është dërguar ftesa nga ana e kryetares dhe për rastin tjetër që ju folët meqenëse kryetarja nuk është këtu dhe tashmë jemi në seancë unë nuk do të kisha dashur të marr më shumë kohë për këtë debat. Ju besoj që e dini rregulloren, neni 50 ju udhëzon që ta adresoni nëse konsideroni që ka shkelje dhe ju kisha lut që në respektim të rregullores nëse mendoni ose pretendoni se ka çfarëdo shkelje procedoni më tutje ashtu siç parashihet”, tha ajo.

Megjithatë sërish ka reaguar Shefi i grupit Parlamentar Arben Gashi, i cili u shpreh se nuk është njoftuar as ministri e as Qeveria për seancën e sotme, për çka tha se të dy kanë ardhur vetëm nga vullneti i mirë.

“Pikërisht në respektim të konkluzionit ku thuhet pra ‘Unë pres që t’i protokollojnë nënshkrimet z.Arbërie po ju tregojmë edhe ne gatishmërinë që ta nënshkruajmë’, pra edhe unë ju kam thënë vecc ta bëjmë formale, kjo është konstatimi i kryetares. Vetëm bine që ta nënshkruajmë, sepse duhet të formalizohet dhe le ta dijë edhe Qeveria edhe ministri, pra nuk është njoftuar as Qeveria as ministri për këtë seancë dhe as për qëllimin e seancës, këta janë ardhur veç në vullnet të mirë. Nuk është respektuar mirëbesimi për komunikim me qeverinë. Ajo që është shkruar si letër në ftesën e seancës me atë që e lexuat ju në arsyetimin për thirrjen e seancës është krejtësisht ndryshe, letrën që e keni dërguar në atë që e lexuat është krejtësisht tjetër”, tha ai.

 Sërish i ka reaguar nënkryetarja e Kuvendit Arbërie Nagavci, e cila tha se kërkesën për debat parlamentar është bërë me 7 nënshkrime të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

“Secili prej deputetëve e ka kërkesën për debat parlamentar të protokolluar me datë 9.11. 2020 me nënshkrimet sipas kërkesës me 7 nënshkrime, është e vërtetë që nuk është nënshkrimi juaj këtu po janë nënshkrimet e 7 deputetëve që kanë respektuar edhe kërkesën e juaj. Shumë mirë që përfaqësuesit e qeverisë janë këtu, jo për shkak të vullnetit të tyre të mirë, po për shkak të obligimit që e kanë për t’iu përgjigjur Kuvendit”, tha ajo.

Lexo edhe

Video

error: