Liverpooli ka mbetur me dy lojtarë më pak në ndeshjen ndaj Tottenhamit.
Diogo Jota është ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë brenda dy minutave ndaj Tottenhamit, raporton KosovaPress.
Fillimisht, Jota morri kartonin e parë të verdhë në minutën e 68’, ndërsa u ndëshkua me të dytin të verdhë në minutën e 70’, kështu duke rezultuar me karton të kuq.
Liverpooli mbeti edhe pa Curtis Jones, i cili u ndëshkua direkt me të kuq në minutën e 26’.
Rezultati momental, 1:1.