Probleme për Realin, dy yjet e ekipit rezultojnë pozitivë me Covid-19

Probleme për Realin, dy yjet e ekipit rezultojnë pozitivë me Covid-19

Gjigandi spanjoll Real Madrid ka njoftuar që mesfushori Luka Modric dhe mbrojtësi i krahut të majtë Marcelo kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Dyshja me plot eksperiencë kanë rikthyer testet pozitive në raundin e fundit të testimeve, dhe tani do të hynë në vet-izolim, përcjell KosovaPress.


Real Madridi, i cili e mposhti kampioni aktual të La Ligas Atletico Madridin me rezultat solid 2:0, do të rikthehet në aksion në ligën spanjolle këtë të diele, ku do të përballen kundër Cadiz.

Në dallim prej 33 vjeçarit Marcelo, i cili ka startuar vetëm një ndeshje për Real Madridin, Modric mbetet lojtar kyç i skuadrës së Ancelottit, dhe tani pritet të mungojë në një periudhë prej 10 ditësh.

Lexo edhe

Video