Probleme për Holandën, lëndohet De Ligt

Probleme për Holandën, lëndohet De Ligt

Në kampin e Kombëtares së Holandës ka shqetësime serioze para Kampionatit Evropian Euro 2020 për shkak së është lënduar qendërmbrojtësi Matthijs De Ligt.

Qendërmbrojtësi do të luante nesër në miqësoren e fundit para-Euro 2020 kundër Gjeorgjisë, përcjellë KosovaPress.


Sidoqoftë, ai u largua gjatë stërvitjes të premten për shkak të një problemi në ijë dhe trajneri Frank de Boer paralajmëroi se nuk donte të rrezikonte me aktivizimin e tij.

Nuk është hera e parë që De Ligt vuan nga një dëmtim i ijes dhe kërkohen më shumë teste.

Gjendja e tij do të vlerësohet në vazhdim.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.