Pro Band kanë qenë shumë aktiv kohët e fundit duke sjellur projekte të reja për këtë fundvit.
Ata në një intervistë për KosovaPress thanë se janë shumë të kënaqur me bashkëpunimin si grup, sidomos tash edhe me anëtarin e ri, Milot Binaku.
Treshja së bashku edhe me këngëtaren e njohur Ganen, thanë se janë të gatshëm për vitin 2021, dhe se vetëm po presin të vaksinohen e të kthehen në punë.