Prizreni 16-Sigal Prishtina, sot mësohet skuadra gjysmëfinaliste e play-off-it

Prizreni 16-Sigal Prishtina, sot mësohet skuadra gjysmëfinaliste e play-off-it

Sot do të zhvillohet sfida e tretë çerekfinale e “Play-off”-it mes Prizrenit 16 dhe Sigal Prishtinës, që do të vendosë se kush do të kualifikohet në gjysmëfinale.

Në takimin e parë fitore shënuan prizrenasit me rezultat 95:87, kurse në ndeshjen e dytë prishtinasit me rezultat 98:89. Kjo përballje është vendimtare për kualifikim, ndërsa në gjysmëfinale i pret Golden Eagle Ylli, që përfundoi garat në vendin e parë.


Në garat e rregullta, të dy skuadrat kishin nga 15 fitore e 13 humbje, ndërsa në ndeshjet direkte mes tyre, prizrenasit kishin tri fitore, ndërsa një i takoi prishtinasve.

Ndeshja zhvillohet në Prizren nga ora 20:30.

Lexo edhe

Video