Prizreni 16 fiton ndeshjen ndaj Teutës, renditet i treti në Ligën Unike

Prizreni 16 fiton ndeshjen ndaj Teutës, renditet i treti në Ligën Unike

Ka përfunduar ndeshja mes klubit të basketbollit Prizreni 16 dhe atij të Teutës, përballje kjo e vlefshme për vendin e tretë të Ligës Unike.

KB Prizreni 16 ka arritur ta mposht Teutën e Durrësit me rezultat bindës 106:89, kështu duke e përfunduar këtë edicion në pozitën e tretë mbarëkombëtare, përcjell KosovaPress.

Prizrenasit e nisën këtë ndeshje në mënyrë jo edhe aq të mirë, ku në çerekun e parë e gjetën vetën në disavantazh prej pesë pikëve, respektivisht me rezultat 21:16.

Çereku i parë ishte paraqitja e vetme e mirë e basketbollistëve durrsakë, ku Prizreni arriti të kthehet në lojë në çerekun e dytë, ku e mbylli me rezultat 22:30, ndërsa vazhdoi paraqitjen e mirë edhe në çerekun e tretë ku semafori tregonte rezultatin 28:17, ndërsa në çerekun e fundit të dy skuadrat shënuan nga 27 pikë.


Në përfundim, me rezultatet 21:16, 22:30, 17:28, 29:32, Prizreni e blindon pozitën e tretë në Ligën Unike duke e mposhtur me shifrat 106:89 Teutën.

Më të dalluarit e ndeshjes te Prizreni ishin Arti Hajdari me 32 pikë të shënuara, katër asistime dhe katër kërcime, Xavier Cannefax me 20 pikë e nëntë asistime dhe Darrell Davis që mbylli ndeshjen me 16 pikë, shtatë kërcime e katër asistime.

Në anën tjetër, te Teuta basketbollistët më të mirë ishin Nasir Core me 21 pikë e shtatë asistime dhe Kyle Beisch me 19 pikë.

Pavarësisht se fitoi pozitën e tretë në Ligën Unike, Prizreni 16 do të arkëtojë shumën e 3,000 eurove njëjtë sikurse Teuta, si shpërblim për arritje deri në gjysmëfinale.

Lexo edhe

Video