Pritja e bashkatdhetarëve në LDK, Abdixhiku: Pres që në zgjedhjet e ardhshme të bëjmë kthesën e radhës këtu
Lajme
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Pritja e bashkatdhetarëve ka vite që është bërë traditë për Lidhjen Demokratike të Kosovës. Këtë të mërkurë, LDK hapi dyert për mërgatën duke i ftuar ata në bashkëbisedim me kryetarin Lumir Abdixhiku, deputetët, anëtarët e Kryesisë, kryetarët e komunave dhe strukturat tjera partiake.

Kryetari Abdixhiku po ashtu pret që në zgjedhjet e ardhshme, LDK të jetë fituese e zgjedhjeve siç tha ai “të bëjmë kthesën e radhës këtu”.

“Llogarisë në ju, llogarisë në forcën tonë atdhetare kombëtare të mërgatës sonë. Po ashtu llogarisë në mobilizimin e madh të të gjithë mërgatës në çdo shtet, gjithandej Evropës dhe në ShBA. Dhe pres që në zgjedhjet e ardhshme të bëjmë kthesën e radhës këtu. Viti i Ri, Rruga e re, Qeveria e re”, theksoi Abdixhiku.

Në takimin me kryetarin e LDK-së dhe drejtues të këtij subjekti, morën pjesë qindra bashkatdhetarë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024