Pritet largimi i Zidane nga Real Madridi

Pritet largimi i Zidane nga Real Madridi

Zinedine Zidane thuhet se do të largohet nga skuadra e Real Madridit në fund të këtij edicioni, pasi që kërkesat e tij drejt krerëve të klubit nuk i janë përmbushur.


“Diariogol” mëson se Zidane iu kishte treguar klubit se dëshirat e tij për këtë edicion kanë qenë Sadio Mane, Paul Pogba dhe Eduardo Camavinga, por që ato nuk u plotësuan nga presidenti i klubit, kështu duke mbetur vetëm me lojtarët që kishte në dispozicion edicionin e kaluar, përcjell KosovaPress.

Mediumi spanjoll tregon se Zidane pritet të largohet nga “Bernabeu” në fund të këtij edicioni, me marrëveshje të përbashkët me klubin.

Lexo edhe

Video