Prishtina vazhdon pa fitore edhe kundër Drenicës, mposhtet Trepça ‘89

Prishtina vazhdon pa fitore edhe kundër Drenicës, mposhtet Trepça ‘89

Kanë përfunduar dy ndeshjet e programit të sotëm të Superligës së Kosovës, ku kemi disa rezultate tejet interesante.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Fadil Vokrri”, Prishtina është mposhtur si vendase nga Drenica me rezultat minimal 1:0, raporton KosovaPress.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Ermal Veliqi, i cili qysh në minutën e 3’ të lojës kaloi Drenicën në epërsi prej 1:0, gol ky i cili rezultoi të ishte i fitores për mysafirët.

Po ashtu, krahas takimit mes Prishtinës e Drenicës u zhvillua edhe ndeshja tjetër interesante, mes Dukagjinit dhe Trepçës ’89.


Në stadiumin “18 qershori” të Klinës, Dukagjini e ka mposhtur Trepçën ’89 me rezultat minimal 1:0, ku golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Iljasa Zulfiu në minutën e 59’.

Rezultatet finale:

Prishtina 0:1 Drenica

Dukagjini 1:0 Trepça ‘89

Lexo edhe

Video