Prishtina rikthehet me fitore

Prishtina rikthehet me fitore

Skuadra e Prishtinës ka shënuar fitore në ndeshjen e parë pas një pezullimi më shumë se dy muaj për shkak të pandemisë me koronavirus.

Djelmoshat e Armend Dallkut ishin më të mirë se Drenica, duke shënuar fitore të thellë me rezultat 3:0.


Golat për Prishtinën i shënuan Armend Januzi, në minutën e 29-të dhe të 43-të, ndërsa rezultatin përfundimtar të ndeshjes e vulosi Meriton Korenica.

Mysafirët kishin rast të shënonin nga penalltia në minutat e fundit të ndeshjes, mirëpo një gjë të tillë nuk e arriti Hasan Hyseni.

Kujtojmë që nesër zhvillohet gjysmëfinalja tjetër ndërmjet Ballkanit dhe Feronikelit.

Lexo edhe

Video

1 Comment

Comments are closed.

error: