Prishtina prezanton transferimin e ri

Prishtina prezanton transferimin e ri

Prishtina ka kompletuar edhe një transferim të papritur, duke nënshkruar me talentin Albin Prapashtica.

18-vjecari ka qenë futbollist i 2 Korrikut, derisa me bardhekaltërit ka nënshkruar për tri vjet.

“Kënaqësi, privilegj dhe nder të mbroj ngjyrat e skuadrës më të madhe në vend. Jam mirënjohës për udhëheqjen e klubit që më kërkuan, më besuan dhe më bindën të jep pjesë e projektit të klubit”, deklaroi ai për faqen zyrtare.

“Jam shumë i bindur se kam zgjedhur adresën e duhur të parë të madhe të zhvillimit tim profesional në karrierën time prej futbollisti”.


“Kam shumë për të mësuar e për t’i dhënë klubit tim të ri e në veçanti Plisave”, ka thënë Albin Prapashtica.

Ish-anëtari i Përfaqësueses së Kosovës U17 me të cilët ka shënuar gol kundër Holandës në kualifikime, si dhe ndaj Përfaqësuesve të Irlandës U17. Ndërsa me Përfaqësuesen e Kosovës U19 ka shënuar edhe ndaj Anglisë në turne në Itali, si dhe dygolësh Maltës.

Ka luajtur edhe në kualifikimet e U19 me Kosovën.

Ai së fundi ishte në prova edhe tek skuadra e madhe kroate, Dinamo Zgareb. /KosovaPress/

Lexo edhe

Video

error: