Prishtina paralajmëron kallëzim penal, kërkon të përsëritet ndeshja me Dukagjinin
Lexohet për: 2 min.
16-Prishtina
1 vit më parë
Linku u kopjua

KF Dukagjini dhe FC Prishtina u përballën sot në ndeshjen e cila ishte e vlefshme për xhiron e 19-të të Superligës së Kosovës.

Në minutën e 40-të të ndeshjes, pas një rivënie nga këndi për vendasit, gjyqtari kryesor i takimit sinjalizoi një gjuajtje të lirë në favor të Prishtinës, që më pas rezultoi në golin e tyre, raporton KosovaPress.

Megjithatë, pas intervenimit të sistemit VAR, arbitri kryesor e pranoi gol të rregullt, gjë që u konsiderua një shkelje e qartë e rregullores së garave.

Me këtë rast, Prishtina tani ka lëshuar një komunikatë për media, përmes së cilës paralajmëroi kallëzim penal.

Klubi i Prishtinës kërkon që ndeshja të përsëritet dhe që të merren masa drastike ndaj dy gjyqtarëve, Mentor Ajeti dhe Ilir Mehmeti, për shkelje të rregullores.

Klubi i Prishtinës nuk është i kënaqur me vendimet e FFK-së në ndeshjet e kaluara dhe nëse nuk merren vendime meritore, atëherë klubi do të jetë i detyruar të bëjë kallëzim penal.

Më poshtë e gjeni komunikatën e plotë të KF Prishtinës në “Facebook”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024