Sot, në Antalya të Turqisë është duke u zhvilluar finalja e Superkupës së Kosovës mes Dritës e Prishtinës.
Ky takim është historik, pasi që për herë të parë zhvillohet një ndeshje mes dy skuadrave kosovare jashtë vendit, përcjell KosovaPress.
Momentalisht rezultati është në të mirë të Prishtinës, ku shifrat qëndrojnë 2:1.
Të parët ishin “Plisat” që e zhbllokuan rezultatin me golin e Qëndrim Zybas në minutën e 3’. Reagimi nga skuadra e Dritës ishte i shpejtë, ku në minutën e 7’ Kastriot Rexha barazon shifrat në 1:1, nga një gabim amatoresk nga Haxho.
Nuk kaluan shumë minuta, dhe në minutën e 21’ u akordua penallti në të mirë të Prishtinës, të cilën e konkretizoi me gol Besnik Krasniqi.
Info: Formacionet zyrtare të dy ekipeve mund ti gjeni më poshtë.
Prishtina: Haxho/ B.Krasniqi x1 (gol 21’), Dellova, Bekteshi, Mici, Boshnjaku, Lilaj, Zyba x1 (gol 3’), E.Krasniqi, Abazi, Kryeziu
Drita: Rexhepi/ Limani, Gërbeshi, Arago, Blakcori, Vucaj, Namani, Xh.Shabani, Fazliu, Ajzeraj, Rexha x1 (gol 7’).
1 Koment
Komentet janë të mbyllura.