Prishtina ndan 50 euro ndihmë për çdo person të prekur me koronavirus

Prishtina ndan 50 euro ndihmë për çdo person të prekur me koronavirus

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka kërkuar sot nga drejtori komunal i Shëndetësisë Bujari Gashi që të fillojë procedurat e prokurimit për një numër barnash për COVID-19 e që nuk janë të ofruara nga sistemi shëndetësor, por të cilat po kërkohen nga ana e mjekëve e të cilat pacientëve po iu kushton shumë.


Ai gjithashtu ka kërkuar edhe blerjen e testeve D-Dimer që mjekët po i kërkojnë për shkak të trombeve të mundshme, pavarësisht se një gjë e tillë nuk është brenda kompetencave të komunës.

“Këto barna do të mbulojnë rreth 8.000 pacientë me simptoma më të theksuara, pa paguar privatisht. Falënderoj Kuvendin Komunal sot që me 38 vota për dhe asnjë kundër ka votuar ndihmën prej 50 euro për çdo të konfirmuar pozitiv në emër të shërbimeve shëndetësore e 100 euro për pensionistë të konfirmuar pozitivë”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: