Prishtina mëson kundërshtarin në raundin e parë të Ligës së Kampionëve

Prishtina mëson kundërshtarin në raundin e parë të Ligës së Kampionëve

Nëse Prishtina arrin të kaloj fazën preliminare, do të ndeshet me skuadrën më të madhe hungareze.

Në Nion të Zvicrës, sot është mbajtur shorti i raundit të parë i UEFA Liga e Kampionëve, ku në rast se Prishtina arrin të fitoj në fazën preliminare, do të përballet me skuadrën e Ferencvarosit, përcjell KosovaPress.

Fituesi i turnirit preliminar të Ligës së Kampionëve që do të zhvillohet në Shqipëri, do të përballet me skuadrën më të madhe hungareze Ferencvarosi Budapest.


Me 20 qershor, Prishtina do të përballet me kampionin e San Marinos, Folgoren, në gjysmëfinalen e parë, kurse gjysmëfinalja tjetër do të jetë mes Torshavn dhe Inter Club d’Escaldes.

Fituesi i finales së këtij raundi do të përballet me Ferencvarosin, ku më 6/7 korrik do të zhvillohet ndeshja e parë, në të cilën hungarezët janë vendas, kurse ndeshja e kthimit do të zhvillohet me 13/14 korrik.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.