Prishtina me lajm të rëndësishëm para ndeshjes me Dritën
Lexohet për: 1 min.
photo by: @Shpend Ahmeti
1 vit më parë
Linku u kopjua

Derbi i vikendit në Superligën e Kosovës mes Prishtinës dhe Dritës ishte paraparë që të zhvillohej në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Por, gjërat kanë ndryshuar dhe Prishtina do ta zhvillojë edhe një ndeshje tjetër në Kampin Nacional në Hajvali, raporton KosovaPress.

Si pasojë e gjendjes së tmerrshme të fushës së stadiumit “Fadil Vokrri”, Prishtina ka bërë të ditur se ndeshjen kundër Dritës do ta zhvillojë në Kampin Nacional në Hajvali.

“Fusha e stadiumit "Fadil Vokrri", e rënduar deri në atë masë sa nuk lejon zhvillimin e një lojë futbolli, ka bërë që ndeshjen e javës së 15-të kundër Dritës të zhvendosim në Kompleksin Nacional në Hajvali. Orari është i njëjti, ndeshja zhvillohet të dielën më 26 nëntor nga ora 13”, shkruante në komunikatën e Prishtinës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024