Prishtina me 1536 raste aktive dhe 34 viktima nga COVID-19

Prishtina me 1536 raste aktive dhe 34 viktima nga COVID-19

Bazuar në të dhënat e IKShP-së dhe raportin e Shtabit Emergjent, në Prishtinë nga data 20 mars e deri më sot janë 3103 raste me COVID-19, prej të cilave 1536 janë ende aktive.

Aktualisht janë 1533 pacientë të shëruar dhe 34 persona kanë vdekur.


Komuna e Prishtinës, në një postim në Facebook, ka shkruar se mbajtja e maskës mbetet një prej tri rregullave kryesore dhe masave mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së virusit dhe rëndimin e situatës edhe më shumë.

“Të gjithë e kemi obligim që të ruajmë veten dhe të tjerët rreth nesh e të jemi të ndërgjegjshëm, sepse vetëm bashkë mund ta tejkalojmë këtë sfidë! Vazhdoni t’i mbani maskat, dezinfektoni duart dhe mbani distancë”.

Lexo edhe

Video

error: