Prishtina Mall përgatitet për hapjen e Zara, Bershka, Pull&Bear dhe Stradivarius

Prishtina Mall përgatitet për hapjen e Zara, Bershka, Pull&Bear dhe Stradivarius

Prishtina Mall së shpejti do të shënoj hapjen madhështore të katër brendeve më të njohura botërore, me një koncept të ri dhe unik si asnjë herë më parë. Përvoja juaj e blerjeve do të transformohet në një përvojë shumë emocionuese.

Një botë e re e modës po fillon në Prishtina Mall ku markat e njohura Zara, Bershka, Pull&Bear dhe Stradivarius po përgatiten për hapjen e tyre të madhe. Ky kuartet fantastik është gati të sjell koleksionet më të fundit, elegancën më madhështore dhe stilin më trendi në Prishtina Mall.


Prishtina Mall është një parajsë e vërtetë e modës, duke ofruar diçka për të gjithë. Zara, me gamën e saj të sofistikuar dhe të larmishme, me një dyqan prej 3136 m2, një nga dyqanet më të mëdha në rajon, do të jetë destinacioni kryesor për të gjithë ata që kërkojnë elegancën klasike. Modelet e guximshme të Bershkas, dyqani i së cilës ka plot janë perfekte për të rinjtë entuziast. Stili i qetë, urban i Pull&Bear dhe eleganca bashkëkohore e Stradivarius do të kompletojnë spektrin e modës.

Me më shumë se 200 dyqane, Prishtina Mall ka vendosur një standard të ri për blerje dhe argëtim në Europen juglindore.Ndërsa vazhdon të zhvillohet dhe rritet, Prishtina Mall mbetet një simbol i progresit dhe inovacionit, duke qëndruar lider në të gjithë rajonin.

Bëhuni gati për të përqafuar një botë stili si kurrë më parë!

Lexo edhe

Video