Prishtina lëshon pikë ndaj Dukagjinit, Drita e fortë për Feronikelin ‘74

Prishtina lëshon pikë ndaj Dukagjinit, Drita e fortë për Feronikelin ‘74

Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës, ku kemi rezultate tejet interesante.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Fadil Vokrri”, Prishtina ka barazuar 2:2 me Dukagjinin, raporton KosovaPress.

Prishtina kaloi në epërsi 1:0 përmes Krasniqit, ndërsa Muja me një autogol në minutën e 30’ barazoi shifrat 1:1. Një autogol tjetër nga Basri kaloi më pas Prishtinën në epërsi prej 2:1 në minutën e 45+1’.

Ndërkaq, golin e fundit të ndeshjes dhe të barazimit për Dukagjinin e shënoi Merlaku në minutën e 55’ të ndeshjes.


Po ashtu, krahas këtij takimi u zhvillua edhe ndeshja mes Feronikelit ’74 dhe Dritës, ku kjo e fundit regjistroi fitore solide 2:0.

Golat e fitores për Dritën i shënoi Blerim Krasniqi (minuta e 33’ dhe 77’).

Rezultatet finale:

Prishtina 2:2 Dukagjini

Feronikeli ’74 0:2 Drita

Lexo edhe

Video