Prishtina humb sërish, Trepça me një këmbë në finale të “Play-offit”
Lexohet për: 1 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar edhe ndeshja e dytë mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës, e vlefshme kjo për serinë e gjysmëfinales së “Play-offit” të Superligës së Kosovës në basketboll.

KB Trepça e ka mposhtur Sigal Prishtinën edhe në ndeshjen e dytë, kësaj radhe në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë me rezultat të ngushtë 85:86 (28:21, 20:19, 17:20, 20:26), raporton KosovaPress.

Basketbollistët më të mirë te Trepça ishin Darnell Edge me 28 pikë, katër kërcime e tetë asistime dhe Drilon Hajrizi me 15 pikë, gjashtë kërcime e dy asistime.

Ndërkaq, basketbollisti më i dalluar te Sigal Prishtina ishte Dante Clark me 19 pikë, tri kërcime e pesë asistime.

Me fitoren e sotme, Trepça avancon tani 2:0 në serinë gjysmëfinale të “Play-offit” kundër Sigal Prishtinës, dhe tani është me një këmbë në finale.

Skuadra që shënon tri fitore e para avancon në finale.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024