Prishtina fiton me përmbysje, Ballkani e mposht Gjilanin
Sport
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kanë përfunduar të tri ndeshjet e programit të sotëm të Superligës së Kosovës, ku kemi rezultate tejet interesante.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin e qytetit në Suharekë, Ballkani e ka mposhtur Gjilanin me rezultat solid 2:0, raporton KosovaPress.

Golat e fitores për kampionin kosovar i shënuan Meriton Korenica (minuta e 19’) dhe Albion Rrahmani (minuta e 61’).

Fitore sot regjistroi edhe skuadra e Prishtinës, e cila me përmbysje të rezultatit e mposhti Trepçën ’89.

Lexo po ashtu
Licencohet FFK
Trepça ’89 e mbylli pjesën e parë në epërsi prej 1:0 me golin e Ardian Mujës (minuta e 29’), kurse Prishtina u rikthye në pjesën e dytë duke shënuar plot katër gola.

Golat nga Prapashtica (minuta e 53’), Pllana (minuta e 57’), Rrahmani (66’) dhe Shefiti (minuta e 85’) i siguruan fitoren sot Prishtinës me shifrat 4:1.

Ndërkaq, krahas këtyre dy ndeshjeve u zhvillua edhe përballja mes Llapit dhe Malishevës, të cilën llapjanët e fituan 1:0 falë golit të shënuar nga Franciso Rivera në minutën e 79’.

Rezultatet finale të ndeshjeve të sotme i gjeni më poshtë.

FC Ballkani 2:0 Gjilani

KF Llapi 1:0 Malisheva

Prishtina 4:1 Trepça ‘89

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024