Prishtina barazon me Gjilanin, ja rezultatet e ndeshjeve të Superligës së Kosovës

Prishtina barazon me Gjilanin, ja rezultatet e ndeshjeve të Superligës së Kosovës

Ka përfunduar xhiroja e katërt e Superligës së Kosovës, ku në kuadër të programit të sotëm kemi pasur dy ndeshje interesante.

Drenica ishte mysafire e Ulpianës, ndërsa kampioni Prishtina zhvilloi ndeshje në “Fadil Vokrri” kundër Gjilanit, përcjell KosovaPress.

Drenica e ka mposhtur Ulpianën 1:0, ndërsa Prishtina barazoi me rezultat 1:1 kundër Gjilanit.

Me tri pikët e reja, Drenica tani zë vendin e parë me 10 pikë, kurse Ulpiana zë vendin e fundit në tabelë me vetëm një pikë.

Në anën tjetër, skuadra e Prishtinës me barazimin e sotëm pozicionohet në vendin e shtatë në tabelë me vetëm dy pikë, katër më pak se rivali i sotëm Gjilani që zë vendin e gjashtë.


Rezultatet përfundimtare:

Drita 0 – 0 Ballkani

Feronikeli 1 – 0 Dukagjini

Llapi 0 – 3 Malisheva

Ulpiana 0 – 1 Drenica

Prishtina 1 – 1 Gjilani

Lexo edhe

Video