Prishtina barazohet me pikë me Pejën, renditja pas xhiros së 10-të në Superligë

Prishtina barazohet me pikë me Pejën, renditja pas xhiros së 10-të në Superligë

Fitorja e Sigal Prishtinës ndaj Vëllaznimi në Gjakovë të dielën ka bërë që klubi nga kryeqyteti i Kosovës të barazohet me pikë me Pejën në kreun e tabelës.

Edhe Bashkimi mori një fitore dramatike në derbi me Ponte Prizrenin duke fituar me vetëm një pikë epërsi, 80-81, raporton KosovaPress.


Renditjen tabelare e kryeson Peja me 16 pikë, aq sa ka edhe Prishtina në vendin e dytë.

Trepça është e treta me 15 pikë që pasohet nga Golden Eagle Ylli me 15, kurse top pesëshen e kompleton me 14 pikë.

Vendi i gjashtë i takon Vëllazimit me 14 pikë, i ndjekur nga Ponte Prizreni me 11, aq sa ka edhe Rahoveci në pozitën e fundit.

Lexo edhe

Video