Prishtina arrin fitore në Vushtrri, merr kreun e tabelës

Prishtina arrin fitore në Vushtrri, merr kreun e tabelës

Kanë përfunduar ndeshjet e radhës në kuadër të javës së 24-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Prishtina ka arritur fitore të pritur në udhëtimin në Vushtrri, me rezultat 0:2


Tre pikëshin e radhës skuadrës së drejtuar nga Armend Dallku ia siguroi sulmuesin nigerian Otto John me dy golat e shënuar në pjesën e parë të ndeshjes, shkruan KosovaPress.

Me këtë fitore skuadra nga kryeqyteti ka rrëmbyer vendin e parë, pas barazimit të Ballkanit ndaj Flamurtarit, përderisa Drita nesër e zhvillon ndeshjen e javës së 24-të.

Vushtrria me pak gjasa për të mbetur edhe një vit në Superligë, renditet në pozitën e 11-të me gjithsej 16 pikë të grumbulluara./KosovaPress/

Lexo edhe

Video