Princi i Monakos ishte prezent në ndeshjen mes West Ham e Manchester City, zbulohet arsyeja

Princi i Monakos ishte prezent në ndeshjen mes West Ham e Manchester City, zbulohet arsyeja

Princi Albert i Monakos bëri një paraqitje të papritur në ndeshjen e fundit të West Hamit në Londër.

Princi Albert udhëtoi nga Monako në Londër të dielën më 15 maj, për të shikuar ndeshjen mes West Hamit dhe Manchester City në stadiumin “Olympic” të Londrës, përcjell KosovaPress.


Ndeshja përfundoi me barazim 2:2, ku golat te West Hamit i shënoi anësori Jarred Bowen, kurse mbrojtësi Vladimír Coufal shënoi autogol për Cityn dhe ndërsa golin tjetër e shënoi ylli anglez Jack Grealish.

Princi Albert shihej i kënaqur dhe dukej se po i pëlqente largimi nga detyrat e tij zyrtare, pasi njihet si një tifoz i madh i futbollit, ku edhe është ndër pronarët e klubit francez AS Monaco.

Lexo edhe

Video