“Princesha e trishtuar” u dërgon mesazh binjakëve nga klinika psikiatrike

“Princesha e trishtuar” u dërgon mesazh binjakëve nga klinika psikiatrike

Princesha Charlene e Monakos (43) ndau sot në Instagram foto të binjakëve të saj Gabriella dhe Jacques me rastin e datëlindjes së tyre të shtatë me përshkrimin “Gëzuar datëlindjen, foshnjat e mia. Faleminderit Zot që më bekove me fëmijë kaq të mrekullueshëm. Mami ju do.”

Fotot tregojnë binjakët duke i fryrë qirinj një torte në formën e numrit “7” në një dhomë të zbukuruar me tullumbace dhe pankarta datëlindjeje dhe gjithçka tregon se fotoja është bërë në ambientet e rezidencës mbretërore.

Princi Albert zbuloi muajin e kaluar se gruaja e tij u shtrua në një institucion psikiatrik disa ditë pasi u kthye në Monako, pas një qëndrimi 10-mujor në vendlindjen e tij Afrikën Jugore.

Ai tha në atë kohë se ajo vuante nga “lodhja emocionale dhe fizike”, ndërsa miqtë e saj së fundmi hodhën poshtë deklaratat e tij dhe thanë për “Page Six” se Charlene “pothuajse vdiq” ndërsa ishte në Afrikën Jugore.

Një burim i paidentifikuar, i cili u prezantua si mik i familjes mbretërore, tha se “është e padrejtë ta portretizosh atë si dikë që ka çdo lloj problemi mendor apo emocional”.

Burimi shpjegoi se Princesha Charlene kishte një infeksion të rëndë të veshit, hundës dhe fytit, gjë që çoi në “probleme të rënda të sinusit dhe gëlltitjes si rezultat i një operacioni të mëparshëm”.


“Ajo nuk mund të hajë ushqim të fortë për më shumë se gjashtë muaj për shkak të të gjitha operacionet që i është nënshtruar që atëherë. Ajo mundi të gëlltiste lëngje vetëm përmes një kashte, kështu që humbi pothuajse gjysmën e peshës trupore”, tha ky burim.

Një tjetër burim hodhi poshtë insinuatat publike se Charlene ishte “naive” dhe e bllokuar në një martesë të palumtur me Albertin.

“Charlene nuk e pranon kontrollin e plotë të vendosur nga tradita e familjes mbretërore”, tha ai.

Ndërkohë, Princi Albert vazhdonte të shfaqej në publik me binjakët e tij, Zhak dhe Gabriel. Treshja mori pjesë në një ngjarje që mbillte pemë në Monako dhe festonte Ditën e Shtetësisë së Monakos, ku fëmijët mbanin pankarta zemërthyese me mbishkrimet “Më mungon mami” dhe “Të dua mami”.

Princi Albert me atë rast theksoi se familja është gjithmonë në vend të parë dhe se ai është plotësisht i përkushtuar ndaj fëmijëve derisa të zgjidhet gjendja shëndetësore e gruas së tij.

Video